E humbë bastin, vrapon lakuriqe rrugëve të Los Anxhelosit - (Foto-Video)

Showbiz February 11, 2018 - 13:22

Aktorja Shay Mitchell, e cila është bërë e famshme me rolin e saj në serinë “Little Pretty Liars”, ka vrapuar gjysmë lakuriqe nëpër rrugët e Los Anxhelosit, transmeton Zeri.info.

Image

Bukuroshja duhet të mendoj mirë për bastet nëpër të cilat merr pjesë. Zeshkania atraktive ishte marrë vesh me asistentin e saj se do të vrapoj gjysmë e zhveshur rrugëve të Los Anxhelosit, nëse kanali i saj në YouTube arrin të mbledh 3 milionë ndjekës.

Image

Mirëpo, shumë shpejt Mitchell kishte arritur mbi 3 milionë ndjekës, prandaj është dashur ta mbaj fjalën e dhënë. Në videon e publikuar, aktorja shihet duke vrapuar me maskë në kokë, me pjesën e epërme të trupit tërësisht të zhveshur, derisa një mike e saj qesh me të derisa vozitë pranë saj.

Aktorja para fillimit të videos, ka thënë se ka menduar se çfarë të thotë në shenjë të mirënjohjes, por komentuesit i janë përgjigjur se mjafton që e kanë parë ashtu gjysmë të zhveshur. “Edhe pse në fillim kam menduar mos ta publikoj këtë video, tani e kam kuptuar se ishte veprim i duhur”, ka deklaruar bukuroshja./ZERI