Sonte transmetohet superkoncerti i Elvana Gjatës

Showbiz February 10, 2018 - 19:32

Ka mbajtur një mbrëmje gala për ditëlindjen e saj.

Por, në këtë event të organizuar nga Elvana Gjata nuk kanë mundur të marrin pjesë fansat e saj të shumtë, pasi festa ishte private, shkruan lajmi.net

Mirëpo, koncerti dhe albumi live session do mund të ndiqen sonte nga të gjithë.

Koncerti do të transmetohet në Top Channel, në ora 20:05.

Në këtë mbrëmje do keni mundësi t’i dëgjoni gjashtë këngët e reja të Elvanës.