Ribashkohet grupi “Spice Girls”

Showbiz February 03, 2018 - 12:50
Tash e sa kohë kanë qarkulluar fjalë për ribashkimin e grupit "Spice Girls".

Tash e sa kohë kanë qarkulluar fjalë për ribashkimin e grupit "Spice Girls".

Këtë herë ishte Victoria Beckham ajo e cila përmes rrjeteve sociale konfirmon ribashkimin e grupit, shkruan lajmi.net.

Ajo madje postoi një foto në të cilën të gjitha vajzat u shfaqen të lumtura, ndërsa shkroi “I dua vajzat e mia! Shumë puthje!!! E ngazëllyer!”.

Takimi i grupit ishte përcjellë me shumë vëmendje nga paparacët, ndërsa ishte Victoria ajo e cila ka thënë se është koha për një projekt të ri.

Por, ka thashetheme që Victoria nuk do të këndojë.

Love my girls!!! So many kisses!!! X Exciting x #friendshipneverends #girlpower

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham) on