Shkurte Fejza, këngë për 10 vjetorin e Pavarësisë!

Showbiz January 29, 2018 - 16:12

Është një ndër emrat që ka shënuar historinë e muzikës shqipe.

Përpos këngëve popullore, Shkurte Fejza i ka dhuruar diskografisë shqiptare edhe këngë me rëndësi kombëtare.

‘Xhamadani vija-vija’ e shumë të tjera janë në origjinal nga e madhja Shkurte Fejza.

Artisja e madhe ka menduar që 1 dekadë shtet të mos e kaloj pa një projekt të rëndësishëm e këtë gjë e ka konfirmuar vetë Fejza për Prive.

Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip që do të lançohet pas pak ditëve.