Rita Ora dhe Liam Payne publikojnë klipin “For You” (VIDEO)

Showbiz January 26, 2018 - 16:37

Liam Payne dhe Rita Ora, kanë publikuar sot videoklipin e këngës së tyre “For You”, shkruan Zeri.info.

Spoti erdhi një ditë pas publikimi të versionit audio. kënga është kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed” dhe do të shfaqet me 14 shkurt.

Rita në këtë videoklip duket tejet tërheqëse e veshur me një fustan të kuq.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë e Ritës që është pjesë e serisë filmime.

 Ajo është shfaqur në rolin e Mias, në pjesën e parë “Fifty Shades of Gray” e më të njëjtin rol është paraqitur në pjesën e dytë “Fifty Shades Darker”, dhe po ashtu një pjesë e filmit të famshëm “Fast and Furios 6”./ZERI/