Gratë e Haradinajve shfaqen bashkë, vëmendja tek këpucet e tyre

Showbiz January 22, 2018 - 19:33

“Oda” – eventi gala që u mbajt të shtunën në Tiranë për promovimin e turizmit dhe bukurive shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku të pranishëm ishin emra të njohur të artit, sportit e biznesit.

E pranishme në këtë event ishte edhe bashkëshortja e kryeministrit, Anita Muçaj, bashkë me motrën, Lolën dhe kunatat e saj.

Në një fotografi që Anita ka publikuar në rrjetin social Instagram, ka zbuluar se si janë dukur në tërësi gratë e Haradinajve.

Ato kanë shkëlqyer të veshura plot stil. “Ahhh sa shumë sharmë e bukuri në një foto. Jeni të mrekullueshme. Anita pate një prezantim shumë dinjitoz. Shumë krenare për ty”- kështu e ka komentuar fotografinë këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj. /Orainfo/Image