Dua Lipa ndahet nga i dashuri

Showbiz January 22, 2018 - 13:16

Raportohet se këngëtarja shqiptare Dua Lipa, i ka dhënë fund romancës së saj me rokerin Paul Klein. Ylli i hitit 'New Rules' thuhet se ka filluar kontaktet me ish të dashurin e saj, modelin Isaac Carew, pas ndarjes nga Paul, transmeton Zeri.info.

Image

“Dua dhe Paul kanë kaluar mjaft mirë së bashku, por gjërat nuk kanë ecur siç duhet. Ajo mundohet të jetë sa më pozitive në këtë situatë dhe emocionet e saj po i ‘derdh’ në albumin e saj të ri, të cilin është duke e përgatitur në Xhamajka dhe Los Anxhelos. Dhe kjo ndarje ka risjellë kujtimet e saj për ish të dashurin Isaac Carew, me të cilin ishte ndarë vitin e kaluar. Ajo sërish i ka dërguar mesazhe, por ajo është larg vendit javëve të fundit, prandaj nuk kanë mundur të takohen”, ka rrëfyer një burim i afërt me këngëtaren.

Dua 22-vjeçe ishte takuar me Paul verën e kaluar gjatë festivalit ‘British Summertime’ në Londër, ndërsa ishin në romancë gjatë 5 muajve të fundit dhe kanë kaluar së bashku edhe Krishtlindjet. Në anën tjetër, Dua është detyruar që të ndryshoj disa data të turneut të saj amerikan, për shkak të mospërputhjes së orareve. Por ajo ka siguruar fansat e saj që kanë blerë biletat se do të mund të marrin pjesë në koncertet e saj që janë caktuar në data të tjera./ZERI