E pëlqejnë të lavdërojnë vetveten

Showbiz January 22, 2018 - 08:19

Edhe pse shumica e yjeve të shoubiznesit janë në zë si persona simpatikë dhe të dashur, ekzistojnë edhe të atillë egoja e të cilëve vërtet e ka tepruar me të vërtetë, prandaj kanë thënë gjëra të cilat më vonë u kanë rënë kokës, transmeton Zeri.

“Unë për vete jam një gjeni kreativ. Nuk ekzistojnë fjalë që mund ta përshkruajnë. E di se nuk do të duhej ta thosha këtë për veten dhe e di se nganjëherë fjalët e mia tingëllojnë gabueshëm, por mundohem të jem pozitiv”, është vetëm njëra prej elozheve që reperi Kanye West ia ka bërë vetvetes. Sa herë që dikush i thotë ndonjë gjë të shëmtuar Taylor Swift menjëherë e thërret ‘armatën’ e avokatëve të saj të cilët kundërpërgjigjen ndaj këtyre ofendimeve, ndërsa ish të dashurit di t’i përbaltë përmes këngëve të saj, përcjell Zeri.

Por ajo ka mjaft të mira për vetveten. “Vështirë se mund të gjesh dikë që është aq inteligjente sa unë. Duket se këtë e kam në gjene”, kishte deklaruar ajo kohë më parë. Po aq i bindur në vetitë e mira të vetes është edhe reperi kontrovers Chris Brown. “Thjesht, mendoj se jam një vepër artistike e gjallë, një rreth i vërtetë i kreativitetit”, ka deklaruar reperi gjatë një interviste në vitin 2013. “Mos më thoni se nuk jam i talentuar. Nëse nuk e keni vërejtur unë jam shumë i pranishëm, i mençur dhe i zbuluar”, kishte deklaruar Justin Bieber vite më parë. E këngëtarja Christina Aguilera nuk ka pritur që të tjerët ta lavdërojnë albumin e saj të ri, por këtë kishte vendosur ta bëjë vetë. “Me krenari mund të them se ky album është larg para kësaj kohe. Mund të jesh adhurues i vërtetë i muzikës, fans i vërtetë i muzikës për ta vlerësuar këtë album”, ka komentuar ajo për albumin e saj “Bionic”, duke shtuar se ajo është vërtet një gjeni e muzikës dhe askush nuk mund të matet me të./ZERI.