E shkel protokollin e ashpër mbretëror

Showbiz January 22, 2018 - 08:15

Gjatë vizitës në Kardif, Meghan Marklen dhe princin Harry e kanë mirëpritur shumë uellsianë të gëzuar, të cilët nuk e kanë fshehur lumturinë e tyre me pjesëtaren e ardhshme të familjes mbretërore, tranzmeton Zeri.info.

Amerikania e bukur është pritur në mënyrë euforike me lule dhe dhurata, por për shkak të një adhurueseje të vogël, Meghan e ka shkelur edhe protokollin e rreptë mbretëror. Zeshkania atraktive përzemërsisht është përshëndetur me të mbledhurit para kështjellës në Karif, ku ajo për asnjë moment nuk e ka hequr buzëqeshjen nga fytyra.

Kur një vajzë e vogël i kishte kërkuar autograf ish-aktorja e Hollivudit e kishte marrë lapsin dhe e kishte nënshkruar letrën e vogëlushes, siç e ka bërë mijëra herë derisa ishte aktore e Hollivudit. Mirëpo me këtë veprim bukuroshja ka thyer rregullin e ashpër mbretëror, i cili ua ndalon pjesëtarëve të familjes që të japin autografe dhe të bëjnë selfie me adhurues. Në të vërtetë është e zakonshme që anëtarët e familjes mbretërore ndaj kërkesave për autograf të përgjigjen me mirësjellje: “Jo, nuk mundemi”. Tradicionalisht protokolli parasheh se autografi nuk mund të jepet sepse me këtë rrezikohet falsifikimi i nënshkrimit mbretëror. Një përjashtim e kishte bërë princi Charles kur viktimave të vërshimeve në Cornwall ua kishte nënshkruar një copëz letre me shkrimin “Charles 2010”./ZERI.