Inspirohet nga fansat, Rita Ora publikon këngën 'Proud'

Showbiz January 19, 2018 - 17:48

Rita Ora është një nga artistet shqiptare që ka arritë famë të madhe në arenën ndërkombëtare.

Dy javë më parë, Rita solli projektin “For You” në bashkëpunim me Liam Payne, shkruan lajmi.net.

Njëherësh, kënga e lartëpërmendur do të jetë edhe kolonë zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Por, ajo nuk u ndal me kaq, përmes rrjeteve sociale këngëtarja ka bërë të ditur se duke u frymëzuar nga fansat e saj, ajo lansoi edhe një projekt të ri.

Bëhet fjalë për këngën “Proud”, të cilën e solli vetëm në versionin audio, ndërsa pasi e publikoi këngën ajo shkroi “Më në fund është këtu! Jam më se #KRENARE që të ndajë me ju këngën time të re, e frymëzuar nga tregimet tuaja”.