Showbiz

Dua Lipa mahnitëse me fustanin me vlerë mbi dy mijë euro (Foto)

Dua Lipa mahnitëse me fustanin me vlerë mbi dy mijë euro (Foto)
19 janar 2018 • 13 : 22

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të shfaqet plot stili dhe bukur. Ajo gjithnjë tenton të jetë në hap me kohën, jo vetëm me këngët që publikon, por edhe në botën e modës.

Së fumdmi Dua spikati me paraqitjen e saj në Teen Awards të BBC, ku u shfaq me një fustan të Alessandra Rich, fustan ky në formë lulesh ngjyrë portokalli.
Ky fustan kushton 2155 euro, një shumë që për këngëtaren me origjinë shqiptare nuk është problem.

Dua ka pasur vitin më të suksesshëm në karrierë me albumin e saj “Dua Lipa” që arriti të kryesojë top listat në Britani dhe të konkurrojë me albumin e Ed Sheeran.

“New Rules” ishte hiti më i madh i bukuroshes i cili erdhi me klip interesant që u bë viral. Dua Lipa po ashtu pati një turne shumë të suksesshëm, ku ishte pjesë e performancave me Coldplay dhe Bruno Mars.

Image

 

© zëri.info