Ndahet nga jeta Ibrahim Sefë Mleçani, njëri nga “Bijtë e Sefës”

Showbiz January 18, 2018 - 16:31

Sot është ditë e pikëlluar për adhuruesit e këngëve rapsodike, pasi është ndarë nga jeta njëri prej mjeshtërve më të mëdhenj të këtyre këngëve, Ibrahim Sefë Mleqani, i njohur si njëri nga anëtarët e grupit “Bijtë e Sefës”, transmeton Zeri.info.

Grupi “Bijtë e Sefës” njihet për qindra këngë rapsodike, sidomos ato që u janë kushtuar trimave dhe heronjve shqiptarë nëpër periudha të ndryshme të historisë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 14:00 në varrezat e fshatit Mleqan./ZERI