Rrefimi i Ricky Martin: Si vendosa të tregoja se jam homoseksual

Showbiz January 18, 2018 - 16:12

Do të mbetet për një kohë shumë të gjatë ikona e një burri të pashëm, i cili mori zemrat e miliona dëgjuesve e adhuruesve të artit të tij.

Ylli i muzikës pop, u shfaq në një intervistë të fundit duke folur për Trevor Noah të mërkurën, ku shpjegoi në hollësi se si ndikojë rreth i tij i brendshëm për të zbuluar seksualiteti e tij, transmeton Zeri.info.

“Miku im, nuk e ke idenë se sa kohë më ka marrë vendimi që të flisja haptazi për atë që jam”, i thotë Martin komedianit Noah.

“Çështja është se isha i rrethuar me shokë që më thoshin të mos e bëja sepse kjo do e shkatërronte karrierën time.

“Ishin njerëzit që më donin, njerëzit që ma duan të mirën dhe ata ishin viktima të homofobisë. Unë jam rritur me një kulturë e cila ma kujtonte se ndjenjat e mia ishin të tmerrshme dhe djallëzore. Cilësohesha si një seks simbol dhe kjo ishte arsyeja pse ata mendonin se kjo do e shkatërronte karrierën time”, ka shtuar ai./ZERI

Image
Image