Jam viktimë e rrjeteve sociale

Showbiz January 18, 2018 - 08:16

Katy Perry thotë se e ka kuptuar se “rrjetet sociale janë rënie e civilizimit”. Edhe pse çdo ditë publikon foto nga jeta e saj private dhe e punës, këngëtarja mendon se nuk ka ndihmë për këtë. “E kam të vështirë sepse më me dëshirë do ta jetoja jetën time dhe nuk do të mendoja për rrjetet sociale. Blejmë rroba, produkte dhe shkojmë në ngjarje vetëm për t’u fotografuar. Kjo nuk është e shëndetshme për shoqëri. Mendoj se rrjetet sociale janë rënie e civilizimit”, ka deklaruar Perry në intervistën e saj më të fundit. Perry i porosit adhuruesit e saj që ta “gjejnë lumturinë” dhe të luftojnë kundër nevojës që secilin hap të tyre ta publikojnë në internet. “Na mungon baraspesha, ndërsa unë momentalisht po mundohem ta gjej. Jam viktimë si të gjithë të tjerët”, mendon Katy dhe e pranon se fama paksa i është bërë monotone, por thotë se pikërisht fama ia mundëson ta bëjë atë që do më së shumti e ajo është këndimi. Këngëtarja në “Instagram” ka 68 milionë ndjekës, ndërsa në “Twitter” 108 milionë. Autorja e hitit “I Kissed a Boy” verën e kaluar e ka publikuar secilin hap të saj në rrjetet sociale për të promovuar albumin e saj të fundit “Witness” dhe këtë e ka bërë me sukses të plotë.