Pas ndarjes hodhën baltë ndaj ish të dashurve

Showbiz January 18, 2018 - 08:13

Asgjë nuk zgjat përgjithmonë dhe sidomos dashuria në Hollywood. Yjet zakonisht paraqiten me taktikë dhe janë diskretë kështu që rrallë flasin për ish-dashuritë në publik, por ndodh që dikush të thotë diçka “të pamenduar” dhe mediet “çmenden”. Ja si duket kur ish-dashuritë zbresin nga “nga qielli në tokë” dhe fillojnë “hakmarrjen e tyre”, transmeton Zeri.

Sipas spekulimeve më të fundit, Brad Pitt për mediet amerikane kohë më parë deklaroi “se nuk ka jetuar jetë interesante” derisa ishte në martesë me Jennifer Anistonin. “Vërtet ishte një jetë e keqe. Kurrë nuk kisha menduar se do të kaloja nëpër momente aq të tmerrshme”, kishte thënë ai. Por më vonë Pitt e sqaroi deklaratën dhe tha se fajtor për këtë ishte ai dhe mërzia e tij.

Pas ndarjes nga Tom Cruise aktorja e bukur Nicole Kidman mori pjesë në emisionin e David Letermanit, i cili e pyeti se si po e përballon ndarjen, ndërsa ajo duke aluduar në trupin e shkurtër të ish-bashkëshortit tha se më në fund mund të mbathë take të larta. “Më në fund mund t’i mbath këpucët e preferuara, të cilat sa isha me Tomin nuk mundesha për arsye të cilat i dini të gjithë”, tha Kidman, përcjell Zeri.

Meg Ryan konsiderohej si fajtore për ndarjen pasi që mediet publikuan tregimin për aferën e saj me Russell Crowen. Më vonë Ryan u hodh në sulm, duke thënë se Dennis Quaid ka qenë ai që tradhtoi. Quaid ia ktheu “goditjen” duke pohuar se nuk e kupton se pse Meg edhe më tutje mundohet të rishkruajë tregimin.

Kur Ashton Kutcher për shkak të Demi Moore e la Brittany Murphyn, ajo deklaroi se kjo lidhje tregon që Ashtonit vitet nuk i janë të rëndësishme, kurse Demi nuk mërzitet për madhësinë. Por nuk shkoi shumë kohë dhe Ashton e la edhe Demin dhe pastaj filluan edhe fjalët e rënda ndaj njëri-tjetrit, duke përfshirë edhe përqeshje të pjesëve të trupit, transmeton Zeri.