Rina Berdynaj dhe Argjira Spanca bashkohen për befasi të reja

Showbiz January 17, 2018 - 21:02

Blogerja e njohur nga Prishtina, Rina Berdynaj, bashkë me kolegen e saj Argjira Spanca duket se do të befasojnë shumë shpejt me projekte të reja të përbashkëta, ndërsa kanë zgjedhur një model të ri përmes një videoje të paralajmërojnë risitë e radhës, njofton 'Zëri.info'. 

Në videon e publikuar në faqet e tyre në Facebook dhe Instagram, blogerja e njohur Rina Berdynaj dhe kolegia e saj Argjira Spanca kanë shkruar se “kur gratë të fuqizojnë njëra-tjetrën gjëra të mëdha ndodhin!”.

Në paraqitjen e re, blogerja e njohur shqiptare Rina Berdynaj vjen me shumë stil dhe elegancë, ndërsa ka zgjedhur që të vishet tërësisht në të zeza, ashtu sikur edhe kolegia e saj Argjira Spanca.

Për realizimin e projektit të fundit, blogerja e njohur ka bashkëpunuar me fotografin e njohur, Shenoll Zehri. /Zëri/