Pushimet luksoze të VIP-ve shqiptarë si dhe destinacionet e tyre

Showbiz January 17, 2018 - 16:21

Viti 2017, ishte çelësi  i shumë sukseseve të mëdha në estradën shqiptare. Ata vitin që lamë pas arritën të mbushin arkat e tyre falë koncerteve të shumta në Kosovë dhe në vende të ndryshme Evropiane, shkruan Zeri.info
Qysh në fillim të viti 2018, disa nga artistët tanë kanë vendosur që të lënë anash angazhimet e tyre dhe të kërkojnë një vend të bukur dhe tejet luksozë për t’i kaluar sa më mirë pushimet e tyre dimërore.
Artistët tanë kanë vendosur që pushimet e tyre t’i kalojnë jashtë vendit të tyre. Shumica kanë udhëtuar në bjeshkë me dëborë e disa të tjerë kanë vendosur që të vizitojnë qytete të ndryshme të Evropës, ndërsa një pjesë tjetër po dëshirojnë vende më të nxehta me partnerët e tyre, transmeton Zeri.info

 

Nora Istrefi dhe Robert BerishaImage

 

Një ndër çiftet më të pëlqyera në estradën shqiptare pa dyshim se është Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha të cilët së bashku me vajzën e tyre Renee, kanë vendosur që të bëjnë pushime familjare në malet e Bullgarisë.

Çifti simpatik kanë vendosur që t’i lënë anash të gjitha angazhimet e tyre të shumta dhe të relaksohen në një vend tejet të bukur si Bansko, i cili është destinacioni më i bukur për ski në Bullgari. Dyshja nga atje kanë sjellë shume imazhe të bukura.

Dhe sipas disa hulumtimeve të kryera në restorantet luksoze që ndodhen në Bansko, për 9 ditë arrinë shumën 256 euro për person.

Gjiko dhe Elita RudiImage

Jo të gjithë i dëshirojnë pushimet dimërore t’i shfrytëzojnë në male me dëborë! Kësaj radhe reperi i njohur Gjiko dhe e dashura e tij, moderatorja Elita Rudi, kanë vendosur që për pushime dimërore të udhëtojnë në vende të nxeta si ishujt Maldive. Ky vend është njëri ndër vendet më luksoze dhe me çmime marramendëse. Në këtë vend ku janë ‘rehatuar’ dyshja kanë shfrytëzuar më së shumëti plazhin dhe kanë preferuar udhëtimet në det. Hotelet në ishujt Maldive janë mjaftë të shtrenjta, ku një natë kushton nga 300 deri në 1000 euro, duke mos përfshirë shpenzimet tjera.

 

MEDAImage

 

Moti në Kosovë është kryesisht me borë, ndërsa këngëtari i njohur Mehdin Pergjegjaj i njohur si Meda tek ne, po shijon pushimet verore. Ai ka filluar pushimet e tij në një destinacion të nxehtë si Australia, ku nga atje Meda ka ndarë shumë imazhe të ndryshme duke shijuar momente të mira nga i nxehti atje. Por, zakonisht siç jemi mësuar që këngëtarin ta shohim me familje, kësaj radhe Meda ka vendosur që pushimet t’i bëjë pa grua.

Ermajl Fejzullahi dhe Ariana FejzullahiImage

Pas angazhimeve të shumta që kishte gjatë festave të fundvitit, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana Fejzullahu, kanë filluar pushimet e tyre dimërore në një vend luksozë. Dyshja kanë filluar pushimet në vende të ndryshme të Evropës ndërsa si destinacion të tyre kanë zgjedhur Sofia në Bullgari.

Çifti dukej tejet i lumtur pranë njëri-tjetrit ndërsa, hotelet më luksoze të Bullgarisë, fillojnë më shumë për një natë e cila kushton nga 100 euro e më lartë.

 

Naim Abazi dhe Mihrije BrahaImage

Padyshim viti 2017 ishte një vit shumë i suksesshëm për moderatorin dhe këngëtarin Naim Abazin si dhe bashkëshorten e tij këngëtaren Mihrije Braha. Ata pas shumë angazhimeve në skenën muzikore dhe të programit argëtues ODEON, dyshja kanë vendosur që të bëjnë pak pushime në Pragë të Çekisë.

Mihrija dhe Naimi si një çift shumë simpatikë kanë postuar shumë fotografi të bukura nga Praga, duke treguar se po kalojnë pë mrekulli dhe sa vend i bukur është Praga. Çmimet e hoteleve të ndryshme në Pragë fillojnë nga 50 euro deri në 200 euro për një natë.

 

Blero TaraImage

 

Pas udhëtimeve të shumta që bëri me të dashurën e tij Afronën, Blero Muharremi ka filluar pushimet e tij dimërore në një vizitë së bashku me bijën Tarën në Suedi.

Këngëtari ka lënë anash të gjitha angazhimet e tij muzikore, duke marr bijën e tij për të udhëtuar në Suedi, ku qëndrojnë edhe prindërit e Bleros. Në një moment magjik që Blero ka postuar edhe në llogarinë e tij Instagram, shihet se sa e lumtur është Tara kur takon gjyshërit e saj.

 

Daina DautiImage

 

Ajo që preferon borën dhe skijimin është padyshim edhe këngëtarja, Dafina Dauti e cila ka filluar pushimet e saja për pak ditë dhe të rikthehet në skenën muzikore më fuqishëm. Ajo ka zgjedhur që pushimet e saja t’i kalojë duke shijuar bjeshkët e mbushura me dëborë dhe duke bërë ski. Dafina përmes rrjeteve sociale ka bërë publike edhe destinacionin e saj e cila ndodhet në Kitzbuhel të Austrisë, ndërsa nuk ka zbuluar se më këndë po shoqërohet atje. Për të kaluar një natë në këtë supervendë kushton 145 euro një dhomë.