A do ta pranojë Rita Ora këtë ofertë të Behgjet Pacollit?!

Showbiz January 15, 2018 - 16:02

Dy ditë më parë u përfol se Rita Ora do të rikthehet në Kosovë në kuadër të festimeve për 10 vjetorin e Pavarsisë së saj dhe sigurisht që ky lajm na gëzoi të gjithëve.

Ende pa u konfirmuar nga vetë këngëtarja apo stafi i saj menaxhues, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli i ka bërë asaj një ofertë të këndshme. Ai i ka ofruar 27-vjeçares avionin privat i cili pritet ta sjellë Ritën nga Londra në Prishtinë.

Ai ka dashur të sigurojë që udhëtimi i saj të jetë sa më komod dhe Rita Ora të ndihet e mirëpritur në shtëpinë e saj të dytë. Gjithsesi shtrohet pyetja; -A do ta pranojë Rita këtë ofertë të Behgjet Pacollit?