E akuzon ish të dashurin për detyrim në seks në treshe - (Foto)

Showbiz January 15, 2018 - 14:08

Modelja e cila dallohet për trupin e saj super-seksi e sidomos për vithet e bujshme, Veronica Valle, gjatë një interviste prë tabloidin britanik ‘The Sun’, ka rrëfyer se sjellja e ish të dashurit të saj, kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton, ishte bizare dhe e tmerrshme, transmeton Zeri.info.

Image

Ajo thotë se sportisti posedon ‘anën e errët’ të personalitetit. Çifti ishte në romancë për 3 muaj gjatë vitit 2015. “Ai ka personalitet të dyfishtë, sikurse Dr. Jekyll dhe Mr. Hyde. Shumë shpejt e ndërron disponimin, ndërsa nganjëherë zemërohet edhe ndaj gjërave më të thjeshta”, thotë Veronica.

Image

Ata ishin njoftuar gjatë vitit 2015 përmes rrjeteve sociale, ku vozitësi britanik i ishte paraqitur i pari përmes një porosie private. Ai shpejt e kishte thirrur që të shkonte tek ai në Barbados. Edhe pse siç thotë ajo e ka ditur se ai atje është në shoqëri të femrave tjera, ajo prapë kishte shkuar.

Image

“Ishte i ëmbël dhe nuk kam mundur t’i rezistoj. Vetëm disa javë më vonë e kam kuptuar se çfarë temperamenti kishte”, thotë Veronica. “Edhe ngrënia e akullores në mënyrën që nuk i pëlqente atij, e ka nxjerrë nga takti. Njëherë ma ka hequr edhe lugën nga goja dhe më ka mësuar se si duhet të haj”, thotë modelja.

Image

Veronica më tej ka zbuluar se Lewis kishte filluar të interesohej për Karrueche Tran modelen dhe ish të dashurën e këngëtarit Chris Brown. “Kemi përfunduar në një aheng në Nju Jork. Ajo më ka thënë se jam e bukur, por unë isha e zemëruar sepse Lewis tërë kohën më injoronte shkaku i saj.

Image

Më pas ai ka dashur të më detyroj të bënim seks në treshe. E kam refuzuar pa menduar fare”, thotë Veronica. Pas kësaj, ai kishte filluar ta ofendoj, duke e quajtur trashaluqe dhe kishte detyruar miqtë e tij ta përqeshin. Kjo kishte shkaktuar edhe ndarjen e tyre./ZERI

Image
Image