Engjellusha pranon se ka bërë operacione plastike

Showbiz January 15, 2018 - 13:06

Operacionet plastike janë bërë fenomen i njohur tek estrada shqiptare.

Arsyeja për tu dukur bukur para kamerave, ka shtyrë që shumë këngëtare shqiptare të kryejnë operacione plastike për t’i ‘riparuar’ ato mangësi që kanë në fytyrën e tyre, në mënyrë që të duken sa më mirë, shkruan Zeri.info.

Së fundi për këto ndërhyrje kirurgjike ka folur edhe vajza e Shyhrete Behlulit, Engjellusha e cila ka pranuar në emisionin n’Kosov Show sa ka kryer një operacion.

Ajo ka treguar se ka bërë hundën, e që nuk ka nevojë ta fsheh këtë gjë.

“E kam një ndërhyrje në fytyrë, e kam bërë hundën operacion, nuk e fsheh sepse s’ja vlen ta fsheh, për qejf e kam bërë, jamë shumë e kënaqur.

Kujtojmë që hiti i fundit nga Engjellusha është “Lutem Edhe Njehere” e cila është publikuar një muaj më parë e që deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime./ZERI
 

Image