“Beautiful” nga Flori e Ledri dëgjohet edhe në Azi

Showbiz January 15, 2018 - 12:29

Reperët e njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe Flori Mumajesi janë personazhet më të dashura për publikun shqiptarë, transmeton Zeri.info

Në vitin 2016, dyshja publikuan këngën “Beautiful”, e cila dëgjohet mjaftë shumë edhe sot.

Por, kjo këngë nuk dëgjohet vetëm nga shqiptarët. Kënga e Florit dhe Ledrit po vazhdonë të dëgjohet edhe në Azi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Flori përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij Instastory ku shkruan. “E kam dit qe do behem nje dite njohur dhe ne AZI”, kishte shkruar Flori duke lënë edhe disa emoji që qeshet./ZERI

Image