Pas deklaratës tronditëse mbi përdhunimin e së bijës, reagon nëna e Eliza Dushkut

Showbiz January 13, 2018 - 21:20

Ditën e sotme opinioni publik u trondit nga një deklaratë e papritur e aktores shqiptare Eliza Dushku e cila u shpreh se një regjisor i njohur hollivudian kishte abuzuar seksualisht me të në kohën kur ajo ishte 12 vjeç.

Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta, jo vetëm në kuadër të fushatës #metoo por edhe nga shqiptarët. Pas statusit të Elizës ka reaguar vetë nëna e aktores.

Pas shumë komenteve negative në adresë të tyre ku thuhen se në fakt aktorja ka bërë gabim që nuk ka  thënë asnjë fjalë kundër përdhunuesit Joel Kramel, nëna e aktores, Judith Dushku ka reaguar duke shkruar një koment të gjatë:
“E pranoj gjykimin tuaj si mamaja e Elizës.

Jo, nuk ishte për karrierën e saj që kisha frikë, pasi nuk kishte asnjë rëndësi për mua. Kisha frikë edhe unë nga Joel Kramel. Dhe u deshën shumë vite më vonë që unë të kuptojë plotësisht çfarë kishte ndodhur.

Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar për të rrëfyer të gjithë historinë dhe mendoj se ajo më ka mbrojtur mua, që të mos e dija pasi Eliza e dinte sa frikë kisha unë nga meshkujt me influencë.” -shprehet nëna e aktores ndër të tjera duke treguar gjithashtu se do të donte të kishte qenë trime për të mbrojtur të bijën. /Blitz.al/

Image