Aktorja e famshme shqiptare rrëfen se është abuzuar seksualisht në Hollivud

Showbiz January 13, 2018 - 10:53

Aktorja e famshme e Hollivudit e cila ka prejardhje shqiptare Eliza Dushku, ka bërë një rrëfim shqetësues duke pranuar se edhe ajo ishte viktimë e abuzimit seksual nga njerëzit e fuqishëm të Hollivudit.

Në të vërtetë, ylli i aktrimit ka rrëfyer se kur ishte vetëm 12-vjeçare derisa po xhironte filmin "True Lies", ishte abuzuar seksualisht nga Joel Kramer, njëri nga koordinatoret kryesor të skenave të rrezikshme në Hollivud, transmeton Zeri.info.

Ajo thotë se që nga ajo kohë ka luftuar me veten e saj duke u munduar ta gjej mënyrën dhe kohën për ta bërë publike këtë por, nuk kishte mundur deri tani.

Edhe pse për këtë ngjarje të tmerrshme ajo u kishte treguar prindërve të saj, vëllait dhe dy miqve me të vjetër, asnjëri prej tyre nuk e kishte ndihmuar.

Ajo tani ka falënderuar kolegët e saj të Hollivudit të cilat kanë dal me rrëfimet e tyre për abuzimet seksuale të bëra nga njerëzit më të fuqishëm të Hollivudit, pasi ia kanë lehtësuar edhe asaj që të tregoj për përjetimet e saj të tmerrshme të cilat edhe sot e kësaj dite i shkaktojnë ankthe, përcjell "Zeri.info".

Ajo ka rrëfyer se 25 vite më parë, Joel e kishte mashtruar duke e dërguar në një dhomë hoteli me premtimin e bërë prindërve të saj se do ta dërgonte për not në një pishinë.

Aty ai e kishte dhunuar seksualisht edhe pse ajo i kishte thënë të mos e bënte. Në atë kohë ajo ishte 12-vjeçe ndërsa ai 36.

Ajo tani i ka inkurajuar aktoret e reja që të flasin nëse dikush tenton të abuzoj me to dhe mos të bëjnë gabimin e saj./ZERI/

Image