Urimi i Getit për ditëlindjen e babait

Showbiz January 13, 2018 - 09:21

Në familjen e reperit Getoar Selimi ka një arsye më shumë për të festuar.

Kjo ngase, babai i tij feston ditëlindjen dhe padyshim që në këtë ditë ai pret urimet e të gjithëve, shkruan lajmi.net.

Një urim të veçantë, ai e mori nga djali i tij, Getoari, i cili përmes rrjeteve sociale e uroi me një fotografi të përbashkët.

“Urime ditelindjen BAB”, ka qenë mbishkrimi që reperi ia ka lënë fotografisë.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Geti është “Birthday”, këngë e cila u lansua gjatë vitit që kemi lënë pas dhe u prit mirë nga publiku. 

Image