Rita Ora ka një falënderim për të gjithë fansat e saj (VIDEO)

Showbiz January 11, 2018 - 10:21

Rita Ora është në krye të botës tani, pasi që ajo ka zbuluar se turneu i saj i ardhshëm zyrtarisht është shitur.

27 vjeçarja, ka bërë të ditur me anë të një video të publikuar në Instagram në natën e së Mërkurës, duke zbuluar se janë përzgjedhur dy nga top 5 këngët e saja, transmeton Zeri.info.

“Ju faleminderit të gjithëve, turneu im zyrtarisht është shitur! Kam punuar aq shumë për të sjellë muzikën time të re në këtë botë:, shkruan ajo.

Ylli i këngës “Anywhere”, është shprehur mirënjohëse për të gjithë ata që kanë blerë një biletë për turneun e saj./ZERI