“The Weeknd” refuzon ''H&M''-në pas reklamës raciste

Showbiz January 11, 2018 - 09:41

Këngëtari i njohur botëror “The Weeknd” ka thënë në një postim se nuk do të punojë më me “H&M”-në pas polemikave që ndodhën me reklamat e saj të fundit.

Shitësi i veshjeve ka kërkuar falje pasi publikoi një foto të një vogëlushi me ngjyrë dhe në bluzën e tij shkruhej: “Majmuni më cool i xhunglës”

“The Weeknd” është shprehur se ndihej i tronditur dhe i ofenduar nga ai postim e nga ky moment nuk do të bashkëpunojë më me ta. Ai më përpara ka reklamuar dhe ka shitur mallra të ndryshëm nëpërmjet firmës “H&M” dhe gjithashtu ka modeluar për kompaninë.

“H&M”-ja në një deklaratë ka thënë: “Ne shprehim të gjithë keqardhjen tonë për atë foto, prandaj jo vetëm që e kemi hequr atë imazh nga të gjitha kanalet tona por edhe veshjen nga ofertat tona duke ndryshuar edhe shkrimin në bluzën e djalit”.

Kanë ardhur reagime të shumta në rrjet nga persona publik e jo vetëm të cilët kanë vendosur në bluzë shkrime dhe mesazhe që përcjellin respekt për njerëzit me ngjyrë dhe janë kundër racizmit. 

Ndër ta ka qenë basketbollisti i njohur amerikan LeBron James që ka shkruar: “King Of The World” dhe futbollisti i Manchester United, Romelu Lukaku, i cili ka shkruar në bluzën e vogëlushit: “E zeza është e bukur”. /ZËRI/