Shakira artistja më e klikuar në “Youtube”

Showbiz January 10, 2018 - 17:08

Gara e klikimeve në “YouTube” është mjaft e fortë, por jo të gjithë janë të suksesshëm.

Shakira ka qenë artistja më e klikuar në “YouTube” nga të gjitha femrat këngëtare në vitin 2017. Kështu ka njoftuar edhe ajo vetë me anë të një fotografie të publikuar në “Instagram”, ku ka shprehur edhe emocionet e saj.

“Çfarë mënyre e mirë për ta filluar vitin e ri, duke e ditur se e gjithë kjo mbështetje e mrekullueshme më është dhënë! Ju dua kaq shumë”, ka shkruar këngëtarja.