Zhduken këngët e Mozzik dhe Getinjos nga YouTube

Showbiz January 10, 2018 - 16:02

S’ka më asnjë videoklip të Mozzikut dhe Getinjos në Youtube. Dy vëllezërit vendosën të largohen nga kompania që i menaxhonte, “On Records”, dhe kjo e fundit vendosi t’i zhdukte të gjitha këngët e tyre.

“Njerëz të dashur, deshëm t’ju informojmë se unë Getinjo dhe vëllai im Mozzik nuk jemi më pjesë e On Records. Këngët tona janë fshirë nga kompania në fjalë. I falenderojmë për punën e përbashkët gjatë këtyre viteve. Vlera jonë nuk do të shuhet asnjëherë, do të shihemi së shpejti me këngë të reja. Ju duam!”, shkroi Getinjo në Instagram.

Menaxheri Met Elshani u shpreh për “Express”, duke thënë praktikisht se këngët janë fshirë sepse mund të bëjnë ç’tu dojë qejfi me videoklipet, sepse të drejtat e shpërndarjes së këngëve i kanë vetë.

”Të gjitha investimet i ka bërë “On Records”. Të gjitha që ata posedojnë dhe ato projekte janë pronë e On Records dhe kjo kompani bën çfarë të dojë me pronën e vet”.

Pas reagimit të kompanisë, Getinjo sqaroi publikisht se është mirënjohës për çfarë u ka dhënë On Records e megjithatë, talentin dhe përpjekiet që kanë bërë i kanë çuar aty ku janë. Getinjo u kujton se kanë fituar shumë para nga Mozziku dhe se kanë bërë thjesht punën e tyre.

“Di që kam dhe keni fituar shumë para nga artikulli juaj Mozzik. Pse nuk e gëzuat, nuk latë t’i shikojmë sukseset e përbashkëta. Erdhën shumë artistë tek ju dhe u larguan? Pse nuk e bëtë edhe me ata si me mua, që më drejtoheni: ”Të kemi krijuar ne, të kemi bërë ne. ”Keni bërë punën tuaj e asgjë më shumë. Instrumentale, inçizim dhe videoklip”./Anabel/

Image