Moderatori tregon çfarë e ndihmoi të dilte nga depresioni

Showbiz January 10, 2018 - 15:17

 

I ftuar pasditen e djeshme në "Pasdite në Top Channel" ishte moderatori i njohur shqiptar, Bledi Strakosha i cili për herë të parë ka rrëfyer mbi një periudhë të vështirë të jetës të cilën e quan "shpirt artisti", por që në fakt ishte një gjendje e pastabilizuar emocionale.

Image

"Kam pasur një periudhë që mua më pëlqente ta quaja ‘shpirt artistik’, por në të vërtetë ishte një kohë kur kisha më pak stabilitet emocional. Qeni i parë që kam marrë u bë pjesë e jetës sime pikërisht për këtë shkak, për të më nxjerrë nga kjo gjendje", tregoi Strakosha.
 

Ishte një psikolog ai që i kishte këshilluar të merrte një kafshë shtëpiake për të kaluar këtë gjendje dhe moderatori kështu kishte vepruar duke marrë qenin e tij, Willy i cili e ka ndihmuar të kalojë periudhën e vështirë dhe e bëri të kuptojë dashurinë e madhe që ai ka për kafshët.

Image