Ky do jetë imazhi më i bukur në mes babë e bir, Sabriut dhe Ermalit

Showbiz January 10, 2018 - 14:45

Sabriu gjithmonë ka treguar dashuri për njerëzit në përgjithësi, e sidomos për ata që me vite deshën këngën e tij, dhe është publiku ai që dha këtë vlerësim dhe sot cilësohet nga këngëtarët më të suksesshëm në skenën shqiptare, më i kërkuari dhe më i dashuri, shkruan Kosovarja.

U rriten gjenerata të shumta më këngën e Sabriut, janë shumë këngë dhe do mbetën të pa harruara. E si mos të ndjeke rrugën e tij, i biri Ermali ku edhe ai sot qëndron në treg shumë i kërkuar dhe numëron shumë këngë dhe adhurues të muzikës së tij.

Lidhja e tyre babë e birë është për t’u dëshiruar, është gjë e bukur e çmuar të sheh këtë marrëdhënie kaq të shëndosh, ata edhe pushimet shpesh i bëjnë bashkë.

Ndajnë momente te bukura, falin dashuri të ndërsjellët Sabriu kalon momente të bukura me mbesat dhe nipin e ata me gjyshin e tyre.