Mozzik i përgjigjet On Records: Unë kam nënshkruar punë, jo për fyerje e kërcënime

Showbiz January 10, 2018 - 14:19

Në orët e mëngjesit, reperi i njohur Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo, bërën të ditur se janë larguar nga kompania e ‘On Records’, të cilët kishin ende kontratë disa vjeçare, transmeton Zeri.info.

Por, pas largimit të tyre, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-menaxherit të tyre Mehmet Elshani, i cili tha se dyshja në fjalë janë larguar pa asnjë arsye dhe për këtë mos respektim të kontratës, do të përballën para ligjit.

Elshani shtoj se Mozzik dhe Getinjon, kompania e ‘On Records’, ka investuar shumë dhe i ka bërë të famshëm.

Pas këtyre fjalëve i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi Mozzik. Ai në Instagram ka shkruar disa rreshta duke treguar se ka punuar shumë për këto arritje dhe se meritor është vetë Mozzik për sukses e tij.

“Më falni që i shkrova këta rreshta, por më prekët në sedër(nderin) tim”, kishte shkruar Mozzik./ZERI

Image