Legjendat lokale të muzikës elektronike bëhen bashkë të shtunën në skenë

Showbiz January 10, 2018 - 11:38

Ngjarja tradicionale vjetore e muzikës elektronike në Prishtinë do të ndodhë edhe këtë vit, dhe si zakonisht do të mbledh emrat më të njohur të muzikës elektronike në Kosovë, për të performuar në një skenë të përbashkët.

Të shtunën, më 13 dhjetor, talentët më të mirë vendorë të muzikës elektronike do të vijnë në Zone Club për të dhënë performancën më të mirë të tyre para publikut lokal.

Përzgjedhja e këtij viti për Electronic Series të ZoneClub përfshin emrat e skenës elektronike sikurse Secret 47, Tatu, Rrockefeller, Liburn dhe Vegim B2B Flekitza.

Pas përfundimit të suksesshëm të dhjetorit festiv, Zone vazhdon tani traditën e kultivimit më të mirë të skenës elektronike, me DJ-të e shumtë vendor dhe të huaj.

Nëse dëshironi të merrni pjesë në këtë natë, KËTU është linku me detaje dhe informacione tjera shtesë për mbrëmjen e së shtunës.