Vëllezërit Getinjo dhe Mozzik largohen nga ‘OnRecords’

Showbiz January 10, 2018 - 10:42

Reperët e talentuar kosovarë, Getinjo dhe Mozzik nuk do të jenë më anëtarë të labelit 'On Records', transmeton Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mozzik nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, duke njoftuar se më nuk do të jenë pjesë e ‘OnRecords’.

“Njerez te dashur, deshtem me ju informu qe une Mozzik dhe vëllai im Getinjo nuk jemi me pjese e On Records. Kenget e tona jan fshi nga kompania ne fjale, i falenderojm per punen e perbashket gjate ketyre viteve”, shkruan Mozzik në postimin e tij.

Dyshja premtuan se nuk do të ndalen në realizimin e projekteve të reja./ZERI

Image