Godet Nikollë Nikrelaj: Babai asnjëherë nuk më ka thënë se ti këndon bukur!

Showbiz January 09, 2018 - 12:14

Këngëtari i mirënjohur kosovarë, Nikollë Nikprelaj, ka goditur me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, duke thënë disa fjalë tejet të ëmbla për babain e tij 90 vjeçar, transmeton Zeri.info.

Nikollë nuk harron që të gjitha meritat për karrierën e tij të i'a dedikoj babait Nosh Grishi.

“BABAI IM NOSH GRISHI Ky ëshët babai im Nosh Grishi. Nji baba i pashoq. Një baba shumë punëtor dhe tepër i sinqertë. Sot ai ka plote 90 vite.Ky është meritor që unë jam ky që jam. Ky me futi në ujërat e këngës dhe më mundësoi shkollimin. Asnjëherë nuk me ka thënë se “ti je i mirë”, “se ti këndon bukur”,se “unë jam krenar me ty” por të gjitha këto unë i kam lexuar vetë në fytyrën e tij. Është një baba që gjithmonë kam pasur dëshirë t’i përngjaja por nuk kam arritur. Për kohën e vet ka qenë shumë perparimtar. Gjithmonë real dhe i drejtë me familjen. Ky është një baba që sado që e ka përkujdesjen time, prapë ajo është tepër e vogël. Një baba që e kam në të njëjtën kohë edhe baba edhe idol. Uroj te mos vdes kurrë”, ka shkruar këngëtari në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

Kujtojmë që  projekti i fundit i Nikollë Nikprelaj është “Te dua pa sherr”./ZERI

Image