Ai është padyshim një nga këngëtarët më të pëlqyer në estradën shqiptare.

Showbiz January 09, 2018 - 11:22

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Albatrit Muqiqi i cili përveç karrierës së tij, njihet edhe si një person shumë paqësor, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, së fundmi Albatriti bëhet pjesë e një përleshjeje të cilën madje edhe incizon.

Por, nuk bëhet fjalë për ndonjë përleshje të vërtetë. E gjithë kjo është një shaka mes shokëve të Albatritit nga stafi i xl_films.

“Perleshje 5-1 Gadafiii. Xl_films staf”, kishte lënë mbishkrim Albatriti.

 

Kujtojmë se viti që lamë pas ka qenë shumë i suksesshëm për Albatritin me projekte të shumta.

Mirëpo, në vitin që lamë pas Albatriti mori dhuratën më të bukur nga Zoti duke u bërë baba për herë të parë.