Pas Afërditës, edhe vëllai i saj fejohet me një të huaj

Showbiz January 09, 2018 - 10:40

Vetëm disa javë më parë, këngëtarja e njohur Afërdita Dreshaj dhe i dashuri i saj çek Jakub Kindl, kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë

Në një ambient tejet romantik të zbukuruar me lule e qirinj, Afërdita i tha “Po” propozimit për fejesë nga i dashuri i saj, transmeton Gazeta Express.

Por, Afërdita nuk është e vetmja në familje që u fejua me një të huaj.

Një fat të tillë ka edhe vëllai i saj, Arbër Dreshaj. Edhe Arbëri mbrëmë u fejua së bashku me të dashurën e tij Stephanie.

E sipas këtij emri, duket se ajo nuk është shqiptare.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Afërdita përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory ku edhe ka uruar çiftin të kenë jetë të lumtur së bashku.

“ Shumë urime për vëllain tim @arber_dreshaj për fejesën e tij me Stephanie.. shumë e lumtur për ju”, ishte mbishkrimi që ka lënë Afërdita.

Deri më tani, motra e tyre Jehona Dreshaj e cila njihet për linjat e saj seksi ende nuk dihet nëse ka dikë në jetën e saj./Gazeta Express/