Jo vetëm Rita, edhe një tjetër shqiptare pjesë e “Fifty Shades Freed”

Showbiz January 09, 2018 - 08:35


Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora këto ditë ka publikuar projektin "For You", të cilin e solli në bashkëpunim me Liam Payne.

Kjo këngë do të jetë edhe kolonë zanore në pjesën e re të filmit “Fifty Shades Freed”, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, është publikuar lista e të gjitha këngëve që do të jenë në kolonën zanore të këtij filmi.

Nga aty kuptohet që përbveç Rita Orës, edhe një tjetër këngëtare shqiptare do të jetë pjesë e filmit përmes një kënge.

Është fjala për Dua Lipën, e cila është e katërta në listë me këngën “High”në bashkëpunim me Whethan. /Lajmi.net/