Shpallet çifti fitues në “C’est La Vie”

Showbiz January 08, 2018 - 09:20

Mbrëmë ka përfunduar spektakli "C'est La Vie", të cilin e ka udhëhequr moderatorja Marina Vjollca.

Gara ishte shumë e fortë në mes të të gjitha çifteve konkurrente, por vetëm njëri prej tyre doli triumfues, shkruan lajmi.net.

Çmimin kryesor e morën Kristi dhe Lindi, të cilët siguruan votat e mjaftueshme nga juria dhe mposhtën Anxhelën dhe Orin.

“Kristi dhe Lindi fitues të C’est la vie, kupa për ju”, ishin fjalët e Marinës, ndërsa Kristi para se të mësonte se është fituesi i mbrëmjes,  u emocionua dhe shpërtheu në lot.

Kujtojmë që për disa javë rresht, konkurrentët e këtij spektakli argëtuan publikun me performancat e tyre, e një gjë që do të mbahet mend gjithmonë është vdekja e kompozitorit Aleksandër Lalo, i cili ishte pjesë e jurisë. /Lajmi.net/