Operacionet plastike ua shkatërruan karrierën

Showbiz January 08, 2018 - 08:43

Shumica e yjeve të Hollivudit nuk kanë mundur t’i rezistojnë tundimit për t’u futur nën briskun e kirurgut, mirëpo kjo nuk ka ndikuar shumë në karrierën e tyre.

Mirëpo ka edhe prej atyre yjeve që gjërat nuk u kanë përfunduar aspak mirë.

Pra, nuk është kurrfarë sekreti që shumica e aktorëve dhe aktoreve në Hollivud kanë kryer intervenime të ndryshme estetike nga botoksi e deri te tërheqja e fytyrës dhe se karriera e tyre nuk ka vuajtur shkaku i kësaj.

Por, disa prej tyre nuk e kishin këtë fat, pasi pikërisht shkaku i operacioneve plastike më kurrë nuk kanë arritur suksese në aktrim, transmeton "Zeri.info".

Ndoshta shembulli më i mirë është Jennifer Grey, e cila pas operacionit të hundës, në vitin 1987, gati sa nuk ishte zhdukur nga bota e aktrimit. Famën e madhe e kishte arritur menjëherë në fillim të karrierës në filmat “Ferris Bueller's Day Off” dhe “Dirrty Dance”.

Mirëpo duke hequr shenjën e saj dalluese, pra hundën unike, edhe vetë Gray ka deklaruar se “ka hyrë në sallën e operacionit e famshme, ndërsa ka dalë anonime”.

E veja e këngëtarit legjendar Curt Cobain, Courtney Love, e cila fajësohet për vdekjen e tij, dikur kishte një karrierë të suksesshme si këngëtare me grupin “Hole” dhe kishte treguar potencial të madh në aktrim me rolin në filmin “The People Versus Larry Flynt”, përcjell "Zëri".

Por kësaj i kishte ardhur fundi kur si 35-vjeçare kishte vendosur të bëjë tërheqje të fytyrës, e cila nuk ishte realizuar mirë dhe nuk kishte kaluar mirë as për karrierën e saj.

Melanie Griffith ishte një sekssimbol gjatë viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar me role të shumta filmike, siç ishte “Working Girl”.

Mirëpo, ajo nuk kishte mundur të përballet me procesin e plakjes dhe kishte dashur të mbajë pamjen rinore.

Aq shumë e kishte tepruar me intervenimet estetike dhe kjo kishte shkatërruar karrierën e saj. Të njëjtin fat e kishin edhe aktori Mickey Rourke, i cili është shëmtuar plotësisht, si dhe ylli i dikurshëm Meg Ryan, e cila mezi njihet. /ZËRI/

Image