Ky është artisti shqiptar që ngjan me The Weeknd

Showbiz January 07, 2018 - 19:14

Shpesh herë hasim në njerëz të thjeshtë të cilët kanë ngjashmëri të madhe me të famshmit.

Thuhet se në këtë botë, secili njeri ka sozinë e vet.

Njësoj edhe tek ne, këtu ku njëri prej artistëve shqiptar ka ngjashmëri shumë të madhe me një yll botëror që shpesh herë qëndron në maje të top listave botërore me hitet e tij.

Bëhet fjalë për Skerdin – këngëtari i cili ngjason tej mase me The Weeknd, transmeton Klan Kosova.

Të dy kanë tiparet e njëjta, dhe këtë gjë ua dokumentojmë me disa fotografi të përzgjedhura më poshtë.

Por, para se të shikoni fotografitë, ua rikujtojmë se Skerdi muajin e kaluar publikoi projektin e tij më të ri me titull “Tradhtare” – këngë e realizuar në studion RedBox, dhe deri tani ka arritur t’i kap afër dy milionë e gjysmë klikime në youtube.

Image

Image

Image