E lidhur me deputetin demokrat? Luana i nxjerr sekretin ‘live’ Ilda Bejlerit

Showbiz January 07, 2018 - 16:58

Prej disa muajsh Ilda Bejleri po përflitet për një lidhje dashurie me deputetin Klevis Balliu.

Dyshja madje u kap mat, por atëherë kur u publikuan fotot Ilda e mohoi se mes tyre kishte diçka më shumë se shoqëri.

Por ndonëse moderatorja e mohoi, thashethemet kanë vazhduar dhe u tha se po kërkonin edhe shtëpi për të bashkëjetuar.

Ilda ishte e ftuar mbrëmë në “Shiko kush luan” ku gjatë një loje i ftuari tjetër, Dren Abazi duhet të zgjidhte një nga vajzat për ta marrë për nuse dhe ai zgjodhi Ilda Bejlerin.

“Ilda është e zënë more djalë”, i tha Luana ndërsa Ilda qeshi, por nuk e mohoi.

Image

 

Gjatë një loje tjetër, moderatores iu kërkua ta konfirmonte publikishit lidhjen me Klevis Balliun ose përndryshe duhet të pinte raki.

Fillimisht ajo tha “Gëzuar” dhe nuk e piu rakinë.

“Fakti që nuk po pi do të thotë që e pranoi”, tha Edi Manushi, por më pas, pas shumë përpjekjesh që Ilda ta konfirmonte, ajo vendosi të pi, trasnmeton xing.

Image