Burri në krahët e të cilit u pa Bleona, është i martuar dhe ka fëmijë

Showbiz January 07, 2018 - 16:26

Edhe pse jeton larg Shqipërisë, Bleona mbetet kryefjala e mediave shqiptare, e superkomentuar si për jetën private, si për karrierën, jetën e saj luksoze etj.

Së fundmi pas një fotoje me pronarin e “Moncler” Remo Ruffinin u përhapën lajme se këngëtarja ka nisur një lidhje dashurie me të. Por në fakt si qëndron e vërteta?

Në natën e ndërrimit të viteve Bleona ishte e ftuar në shtëpinë e Ruffinit si mikeshë ku mbajti një koncert që i mahniti të gjithë që nga kostumi e deri tek performanca me koreografinë e Etienne Russo.

LEXO EDHE: Zbulohet lidhja e vërtetë e Bleonës me biznesmenin

Nga burime të Xing.al mësohet se në festë ishin të ftuar 300 veta, 72 prej të cilëve ishin miliarderë. Ndër emrat më të njohur ishin Andrey Menichenko një prej 100 njerëzve më të pasur në botë, familja Elkann e Ferrarit, Sara Battaglia, Giovana Battaglia, Eva Cavalli etj

Sa i përket lajmeve se Bleona ka nisur një lidhje dashurie me Ruffinin, kjo nuk është aspak e vërtet pasi pronari i “Moncler” pasuria e të cilit shkon në 2.3 bilionë dollarë, është i martuar dhe ka 2 fëmijë. 56-vjeçari është i martuar me Francesca Ruffinin me të cilën Bleona ka postuar shpeshherë foto.

Në after-party Bleona doli me një peshqir me perla të stiluar nga Eva Cavalli duke i kthyer të gjithë sytë nga vetja.

Image

Image

Image

Image

Image

Image