Zbulohet lidhja e vërtetë e Bleonës me biznesmenin

Showbiz January 07, 2018 - 08:28

Këto kohë këngëtarja Bleona Qereti ka qenë sërish në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një lidhje të supozuar me miliarderin Remo Ruffini.

Por ndërsa mediat aluduan për raportet e saj me bosin e markës “Moncler” , Opinion.al mëson se Bleona është mikeshë dhe ka qenë e ftuara e Ruffinit në darkën që ai mbajti natën e ndërrimit të viteve në prani të 300 të ftuarve, mes të cilëve emra të njohur të modës dhe biznesit./Opinion.al/