Vajza e Nysretit një super bombë, ia kalon të gjithave

Showbiz January 06, 2018 - 23:21

Biona Muqiqi është vajza e këngëtarëve të njohur Nysret dhe Merita Muqiqi, shkruan Gazeta Blic.

Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë si vajza e një familje artistësh, të cilët janë mjaft të dashur për publikun shqiptar. Biona është tejet aktive në rrjetet sociale e cila nuk heziton të shpërndajë imazhe me ndjekësit që ka. E në këto të fundit të publikuara ajo duket e mahnitshme me stilin e ri të flokëve dhe me një pamje kaq elegante.

Vajza e çiftit Merita dhe Nystret Muqiqit, Biona pritet së shpejti të sjellë projektin e parë si këngëtare, ajo duket se i plotëson të gjitha “kushtet” për të qenë një artiste, ndërsa poston video duke i treguar aftësitë e saj profesionale.

Duhet përmendur, që është ndër vajzat më të bukura të artistëve shqiptar, e me imazhet që publikon, ajo është në qendër të vëmendjes.

Image
Image