“Shangai” kënga më e re nga Flori Mumajesi dhe Dj Vicky

Showbiz January 06, 2018 - 14:54

Kantautori Flori Mumajesi nuk pushon së punuari projekte të reja.

Ka vetëm dy javë nga publikimi i projektit të fundit me titull “Si dikur”, këngë kjo të cilën ai e solli në duet me Shkurte Gashin, shkruan lajmi.net.

Por, ai nuk është ndalur me kaq, këngëtari menjëherë ka nisur punën rreth projektit të ri i cili pritet të publikohet shumë shpejt.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Shangai”, me të cilën Flori dhe Dj Vicky kanë vendosur ta fillojnë 2018-ën dhe e cila padyshim që pritet të jetë e suksesshme ashtu si edhe projektet e tjera të këngëtarit.

Ai nuk ka bërë të ditur shumë detaje rreth këtij projekti, vetëm se ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet kjo këngë. 

Image