Butrint Imeri në lidhje me moderatoren Kiara Tito?

Showbiz January 05, 2018 - 23:12

Këngëtari Butrint Imeri është pa dyshim një ndër këngëtarët më tërheqës të estradës.

Ai është shumë i pëlqyer nga gjinia femërore, gjersa jo pak herë u ka kënduar vajzave në këngët e tij, shkruan Telegrafi.

“Bella” është një ndër këngët e tij verore më të suksesshme, e cila pa diskutim është shndërruar në hit.

E mesa duket, ‘Bella’ e Butrintit është zbuluar së fundmi, dhe vajza që ia ka rrëmbyer zemrën duket të jetë prezantuesja shqiptare Kiara Tito.

Te një nga fotografitë e fundit që prezantuesja në fjalë ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka qenë këngëtari Imeri ai i cili ka komentuar “Bella” në mbishkrimin e fotografisë.

Dhe ka qenë pikërisht ky koment “molla e sherrit” që ka bërë më pas që ndjekësit të vërshojnë me komente, duke shkruar se ajo qenka “Bella” së cilës i ka kënduar Butrinti.

Ndërkohë, mamaja e prezantueses Tito, iu është kthyer disa komentuesve me replikime, duke pranuar se “po”, këngën “Bella”, Butrinti e ka shkruar për të.

Më pas, ka qenë vetë Kiara ajo e cila i ka bllokuar komentet në fotografinë e saj, pas zënkave të nënës së saj me komentueset.

Ajo çfarë e përforcon më tepër hipotezën se dyshja në fjalë mund të jenë vërtet, është fakti se në vitin 2016 ata ishin përfolur për një lidhje, thashetheme të cilat më pas ishin shuar pa detaje.

Image

Image

Image