'Xhesika' duket seksi edhe në palestër

Showbiz January 05, 2018 - 21:31

Aktorja Arta Nitaj është shndërruar në emër shumë të lakuar në mediet rozë.

Ajo u bë e njohur si Xhesika në serialin vendor “O sa mirë”, në të cilin vazhdon ende të jetë i angazhuar, shkruan lajmi.net.

Aktorja është shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar vazhdimisht imazhe të reja nga përditshmëria, në të cilat shfaqet tejet atraktive.

Së fundi, ajo ka postuar një fotografi në të cilën shfaq linjat atraktive nga palestra, ku duket se ushtron shumë për të arritur linjat perfekte trupore.

Në vitin që kemi lënë pas, Arta u komentua edhe për jetën private, ajo ishte në lidhje me këngëtarin Bruno me të cilin për pak kohë i dhanë fund lidhjes.

Image