A u nda Kylie Jenner nga i dashuri i saj Travis Scott?

Showbiz January 04, 2018 - 13:35

Pavarësisht raportimeve të fundit se Kylie Jenner dhe Travis Scott ishin ndarë, një burim i afërt ka konfirmuar se çifti është ende së bashku.

Burime të shumta kanë treguar për “People”se Jenner, 20 vjeç dhe Scott 25 vjeç, të cilët janë në pritje të fëmijët të tyre të parë, nuk janë ndarë ende, transmeton Zeri.info.

Modelja Jenner, gjatë kësaj kohe që është shtatzënë ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe poashtu nuk është parë as në fotografitë e famshme të familjes së saj që zakonisht i realizojnë për Krishtlindje.

Por, pavarësisht që mungoi në fotografitë familjare, Jenner u pa në ngjarjen e përvitshme që e ëma e saj, Kris Jenner organizon për festën e Krishtlindjeve.

“Kylie dukej mrekullueshëm por nuk donte shumë vëmendje”, ka thënë një burim për revistën People duke shtuar se ylli dëshiron që shtatzënia e saj të jetë larg syrit të mediave dhe publikut./ZERI