Ledri Vula tregon kë e falënderon për suksesin e tij

Showbiz January 02, 2018 - 22:05

Ledri Vula padyshim se ishte reperi më i kërkuar në vitin që lam pas përpos kësaj ai publikoj këngë të shumta, që dolën të gjitha të sukseshme.

Ndër të tjerash së fundi ai u zgjodh edhe personaliteti i vitit nga ‘Prive’.

Me këtë rast ai ka folur rreth zhvillimi të karrierës së tij.

“I falënderoj të gjithë, të gjithë kanë ndikim në çkado që bën.Gjërat negative nuk duhet me u lodh për to e pozitivvet me i shfrytëzu për të mirë.

Falënderoj prindërit, Faton Shoshin, menaxherin e vllaun tem që më rri gati 24/7, menaxherin tem me të cilin punoj, DJ Gramo-F , BigBang-un me të cilin punoj e gjithë ekipën”, ka thënë Ledri kur është pyetur se kë falënderon për sukseset e tij.