Edhe Rita në mesin e yjeve me veshjet më skandaloze të vitit

Showbiz January 01, 2018 - 11:32

Padyshim se vëmendja më e madhe e mediave por edhe e publikut, është tek ceremonitë e ndryshme, në të cilat bukuroshe të shumta defilojnë me kreacione të ndryshme në qilimin e kuq.

Por kur këto bukuroshe e teprojnë me veshjet e tyre dhe më shumë ekspozojnë se sa që mbulojnë trupin e tyre, atëherë ky interesim është edhe më i madh, transmeton "Zeri.info".

Veshje të tejdukshme, mos veshja e të brendshmeve, ekspozimi i pjesëve intime të trupit, janë ato që na kanë intriguar edhe gjatë këtij viti.

Dhe padyshim se në këtë mes nuk ka mundur të mungoj as këngëtarja e famshme shqiptare Rita Ora.

"Zëri", ju sjell disa nga veshjet më skandaloze të këtij viti në qilimin e kuq:

1. Rita Ora

Image

Tashmë jemi mësuar me Rita Orën që ta shohim në veshje dhe reklama kontroverse. Por ajo nuk di të ndalet.

LEXO EDHE: Rita Ora e pret nudo Vitin e Ri 2018!

Në të vërtetë, ajo në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “2017 Bambi Awards”,  në të njëjtën kohë dukej madhështore me fustanin e saj, por gjithashtu edhe kontroverse, pasi materiali i fustanit ishte i tejdukshëm dhe ka zbuluar mjaft nga trupi i saj super-seksi.

2. Bella Hadid

Image

Edhe supermodelja Bella Hadid disa herë gjatë këtij viti ka pasur paraqitje provokuese në qilimin e kuq. Mirëpo, paraqitja e saj më kontroverse ishte në ceremoninë “2017 Cannes amfAR Gala”, shkruan "Zëri".

Në të vërtetë, ajo jo vetëm që ka ekspozuar në tërësi gjinjtë e saj të bukur, por ishte shumë afër të zbuloj edhe pjesën më intime të trupit, por duhet pranuar se dukej mrekullueshëm.

3. Kim Kardashian

Image

Me Kim Kardashianin jemi mësuar ta shohim plotësisht lakuriqe në reklama të ndryshme, por në rrugët e Nju Jorkut, ajo ishte vërtetë skandaloze. Ajo kishte veshur çorape të gjata rrjetë, nën të cilat shishin qartë brekët e saj, deri tek gjoksi kishte vetëm një shirit lëkure dhe një xhaketë.

4. Kendall Jenner

Image

E shpallur si supermodelja më e paguar në botë, Kendall Jenner kishte marrë kritika të ashpra për veshjen e saj në ngjarjen ‘2017 Met Ball’, përcjell "Zeri.info".

Ajo kishte veshur një fustan tërësisht rrjetë, i cili kishte zbuluar në tërësi vithet dhe gjinjtë e saj, por për pak edhe pjesën më intime të trupit. Por ajo as që e qarë kokën për këtë.

5. Jennifer Lopez

Image

E kush nuk dëshiron t’i shoh format shpërthyese të trupit të Jennifer Lopezit. Ajo në të njëjtën kohë dukej madhështore por edhe skandaloze me një fustan me të cilin është paraqitur në ceremoninë e çmimeve ‘2017 Billboard Latin Music Awards’. Brekët e saj shiheshin qartë, derisa vithet vetëm sa nuk i shpërthenin nga fustani i ngushtë, përcjell "Zëri".

6. Shanina Shaik

Image

Shanina Shaik vërtetë ka rrezikuar shumë me fustanin e saj në ceremoninë e çmimeve ‘2017 Cannes amfAR Gala’, pasi jo vetëm që ka zbuluar gjinjtë e saj të bukur, ajo ka treguar edhe se nuk kishte veshur fare brekë dhe disa herë ka rrezikuar derisa pozonte të zbulonte pjesët intime. Por ajo e buzëqeshur nuk brengosej dhe pozonte para fotografëve të shumtë.

7. Lady Gaga

Image

Lady Gaga si gjithmonë mundohet të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes me veshjen e saj dhe gjithmonë ia arrin me sukses, transmeton "Zeri.info".

E tillë ishte edhe në ceremoninë e çmimeve ‘2017 Grammy Awards’, ku kishte zgjedhur një kostum të çuditshëm nga lëkura, i cili mezi ia ka mbuluar gjinjtë e saj seksi.

8. Emily Ratajkowski

Image

Zeshkania atraktive Emily Ratajkowski gjatë tërë vitit 2017 është kritikuar vazhdimisht për fotot e saj në të cilat vazhdimisht ishte tërësisht e zhveshur, ndërsa jo më pak kontroverse ishte edhe gjatë defilimit në qilimin e kuq.

Njëri prej tyre ishte edhe në ngjarjen ‘2017 Cannes Film Festival’, ku shihej qartë se nuk kishte veshur fare brekë dhe as sutjena.

9. Heidi Klum

Image

Edhe pse është futur në dekadën e pestë të jetës, supermodelja gjermane Heidi Klum, nuk e ka ndërmend të ndalet me paraqitjet e saj seksi, shkruan "Zëri".

Ajo ishte vërtetë madhështore në qilimin e kuq të ceremonisë së çmimeve “2017 MTV VMA”, ku fustani i saj mezi arrinte t’ia mbulonte gjinjtë e saj gjigant, ndërsa në një rast ka zbuluar edhe pjesën më intime të trupit.

10. Hailey Baldwin

Image

Modelja e re Hailey Baldwin, kishte zgjedhur një kreacion vërtetë interesant në ceremoninë ‘2017 MTV VMA’. Kostumi i saj ishte plotësisht i tejdukshëm, prandaj gjinjtë e saj ishin tërësisht të ekspozuar, ndërsa edhe brekët i shiheshin në mënyrë të qartë.

11. Stella Maxwell

Image

Edhe pse dukej e jashtëzakonshme në ceremoninë e shout të modës ‘2017 Victoria's Secret Fashion Show’, Stella Maxwell kishte ekspozuar tërësisht gjinjtë e saj, ndërsa edhe vithet dukeshin të bukura edhe pse kishte të veshura brekë, transmeton "Zeri.info".

12. Jenna Dewan Tatum

Image

Padyshim se Jenna Dewan Tatum ishte yll i mbrëmjes në ceremoninë e çmimeve “2017 AMA”, pasi me fustanin e saj të bukur, përveç që dukej bukur, ishte edhe kontroverse, pasi materiali ishte i tejdukshëm dhe ka ekspozuar trupin e saj. /ZËRI/